Eden Hazard e ka pranuar se ai ende ka nevojë që të përmirësohet dhe ta dëshmojë se mund të bëhet një lojtar i rëndësishëm te Real Madridi.
Ylli belg u transferua te Los Blancos në afatin kalimtar të kësaj vere nga Chelsea për 100 milionë euro, mirëpo ende nuk ka arritur ta dëshmojë veten.
Lojtari 29-vjeçar ka thënë se ai po punon shumë që të rikthehet në formën e tij të lartë, mirëpo që shpreson që të bëhet një lojtar i rëndësishëm për skuadrën.
“Unë ende nuk jam lojtar vendimtar për Real Madridi. Duhet ta dëshmoj se mund të jem një lojtar i rëndësishëm dhe se skuadra mund të mbështetet në mua”, ka thënë Hazard.
“Ne të gjithë e dimë historinë e numrin shtatë në klub dhe unë duhet të jem ai që mund ta mbajë atë numër me krenari”.
“Jam i bindur se çdo gjë do të shkoj mirë dhe do ta tregoj vetën si në klubet e mija të më hershme”, ka shtuar më tej belgu.
Perez thuhet se nuk ka shumë besim në Hazardin, andaj në verën e vitit të ardhshëm mund t’i shtojë konkurrencën.