Eden Hazard ka deklaruar se do të dëshironte që prapë të stërvitej nën urdhrat e portugezit, Jose Mourinho i cili ka timonin e Manchester United.
“Nëse tash pyetem për një trajner që do të punoja me të prapë, do të përgjigjesha Mourinho”, ka deklaruar belgu.
Mirëpo ai pranon faktin se sezoni i fundit që portugezi drejtonte Chelsean nuk ishte shumë i kënaqshëm, njofton Goal.com, përcjell Klan Kosova.
“Sezoni i fundit me Mourinhon nuk ishte i kënaqshëm më. Ne nuk fitonim, u futëm në një rutinë, stërviteshim dhe stërviteshim pa u kënaqur, ishte mirë për të gjitha palët që bashkëpunimi i erdhi fundi”, ka shtuar Hazard.
27 vjeçari ishte nën urdhrat e Mourinhos për dy sezone gjatë viteve 2013-2015.