Eden Hazard ka thënë se është i lumtur në Chelsea, por thotë se do të largohet nga skuadra kur dëshiron ai.
Belgu, Eden Hazard, ende nuk ka vendosur për kontratën e re me Chelsean, e cila skadon në verë të vitit 2020.
Hazard shprehet se kur dëshiron të ndryshojë skuadër, atëherë do ta bëj, por thotë se për momentin është i lumtur në Chelsea.
“Ky është futboll dhe gjithçka është e mundshme. Kur dua të ndryshojë skuadër, do ta bëj, por për momentin jam i lumtur ku jam”, tha fillimisht Hazard për Telefoot.
“Kam kontratë, tifozët më duan, familja ime është e lumtur këtu… do ta shohim”, u shpreh në fund belgu.