Eden Hazardi i ka bërë komplimente Daniel Sturridge për golin e tij të mrekullueshëm që e shënoi për ta barazuar rezultatin në 1-1 në ndeshjen e djeshme mes Chelseat dhe Liverpoolit në Premierligë.
Sulmuesi anglez shëno një supergol nga 30 metra duke e shpëtuar skuadrën e tij nga humbja, që do të ishte e para në Premierligë këtë stinor, transmeton Gazeta Express.
Ndërsa belgu shënoi golin e parë dhe të vetëm për Chelsean në ndeshjen e djeshme.
“I thash atij që goli nuk ishte i keq. Ai shënoi dy herë. Të mërkurën dhe një dje si unë. Ndoshta ai dëshiron të bëhet si unë”, tha Hazardi me shaka.
“Por ai është një lojtar shumë i mirë. Kisha shansin të luaj me të te Chelsea, dhe e di që ai është një lojtar fantastik”.
“Ai kishte disa lëndime në vitet e fundit mirëpo kur ai është në fushë, ai shëno gola si ky”.
“Jam i lumtur për të po jo i lumtur për Chelsean”.