Kurti urohet nga Forca e Re Demokratike e Malit të Zi dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi

Prishtinë | 25 Mar 2021 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urime nga Forca e Re Demokratike e Malit të Zi dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi.

Kryetari i Forcës së Re Demokratike të Malit të Zi, z. Nafiz Cungu e ka uruar Kryeministrin Kurti për pozitën e re, dhe është shprehur i bindur se Qeveria e tij do të jetë Qeveri e vlerave demokratike, e diturisë dhe drejtësisë, dhe se do të sjellë frymën e ndryshimit, zhvillimit dhe stabilitetit politik.

Kurse në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, kryetari i këshillit, Faik Nika, teksa ka uruar Kryeministrin Kurti për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe marrjen e detyrës së re, është shprehur i bindur se Qeveria e Kosovës, nën drejtimin e z. Kurti, do të angazhohet me të gjitha kapacitetet në përmirësimin e cilësisë së jetesës së çdo qytetari të Republikës, dhe përkushtim të njëjtë do të tregojë edhe për shqiptarët në trojet e tyre në Malin e Zi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme