Hazardi po mendon për “Topin e Artë” pas eliminimit të Messit e Ronaldos

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 08:28 | Nga

Dy ikonat e futbollit moderne, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo u eliminuan nga Botërori të shtunën, kurse në Botëror ka mbetur vetëm ylli i Chelsea që tani e ka kohën të shkëlqej.

Eden Hazard shpreson që të zë vendin e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messi pasi që ata u larguan nga Botërori.

Mungesa e këtyre dy lojtarëve, të cilët kanë monopolizuar Topin e Artë që disa vite si në paraqitjet e tyre për klube ashtu në nivelin ndërkombëtarë për më shumë se një dekadë ka lënë sivjet një dhomë të lirë në Rusi, derisa edhe Neymar, Kylian Mbappe dhe Kane do të jenë në garë.

“Shpresojë që po, nëse ata nuk janë në Botëror atëherë është koha e jonë”, ka thënë ai.

“Po, dua që të kalojë në çerekfinale, gjysmëfinale dhe ndoshta edhe në finale. Ne luajmë për Belgjikën, ne kemi lojtarë të mirë, por natyrisht unë dëshirojë të shkojë në finale. Messi dhe Ronaldo janë jashtë tani por ka edhe shumë lojtarë tjetër të mirë që janë ende në Botëror. Të shohim në fund”.

“Është në dorën tonë. Ne do të luajmë bashkë, të japim gjithçka dhe të shohim çfarë do të ndodh”.

Ylli i Chelsea, Hazard po ashtu ka refuzuar të tregojë se lojtarët e Belgjikës tashmë janë duke menduar për takimin me Brazilin në çerekfinale.

“Ne luajmë kundër Japonisë kështu që nuk jemi të sigurt a kualifikohemi apo jo dhe po ashtu as Brazili nuk e ka të sigurt”, tha ai.

“Ne nuk jemi duke menduar për ndeshjen kundër Brazilit, ne jemi duke menduar për ndeshjen tonë kundër Japonisë nesër. Jemi duke menduar vetëm për këtë ndeshje”.

Hazard tani hynë për herë të tretë në këtë fazë të eliminimeve me Belgjikën, të cilët kishin humbur në çerekfinale të Botërorit në Brazil më 2014 dhe kundër Walesit në Euro 2016.

Ai beson se këto humbje të dhimbshme e kanë përgatitur ekipin për të luajtur në presion gjatë gjithë kohës.

“Jam shumë më i fortë se dy vite më parë apo katër vite më parë, definitivisht”, tha ai.

“Kam po ashtu më shumë përvojë. Në Brazil ishte gara ime e parë ndërkombëtare, për shumë nga ne. Ndeshjet e eliminimit direkt kërkojnë përvojë dhe ne nuk e kishim atëherë. Mendojë që atëherë shumica nga ne kishte 25 vjeç, tani ka 30 dhe 33 vjeçare në skuadër. Ne kemi një nivel tjetër të maturisë dhe mendojmë që kjo do ta bëj dallimin këtë herë”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme