Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri përmes një postimi në Facebook ka thënë nuk do të lejohet kapja e re e shtetit.
Ai u shprehë që pas 11 vjet pavarësi nuk e kemi komoditetin të jetojmë pa stabilitet.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Hazirit:
LDK ka qenë gjithmonë gardiane e kësaj demokracie, sado fragjile që është. Të jeni të sigurtë se çkapja e shtetit, që është bërë si politike populliste në Kosovë, nuk ka me u leju me u zëvendësu me kapjen e re të shtetit.
Sfida kryesore e qeverisë në ardhje është që të arrihet uniteti politik në Kuvendin e Republikës për temat e mëdha e me interes nacional. Nuk kemi komoditet që 11 vjet pas pavarësisë, të jetojmë pa stabilitet!