Haziri: Me fitoren e LDK-së fitojnë të gjithë

Gjilan | 04 Nën 2017 | 15:42 | Nga

Kryetari aktual i Gjilanit dhe kandidati për kryetar të ardhshëm të këtij qyteti nga LDK, Lutfi Haziri, ka zhvilluar takim me strukturat e partisë përfshirë kryesinë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas, Forumin e Rinisë, listën fituese dhe komisionet profesionale, njofton zyra për media e kësaj partie në Gjilan.

Në këto takime është finalizuar agjenda e tubimeve falënderuese, si fushatë ndryshe për të gjitha vendbanimet, lagjet, lokalitetet dhe fshatrat e Gjilanit.

“I falënderoj të gjitha strukturat e partisë për unitetin, punën dhe angazhimin e deritanishëm. I falënderoj të gjithë qytetarët e Gjilanit për mbështetjen e madhe në garën e 22 tetorit. Në veçanti, i falënderoj gjilanasit për mbështetjen përtej partiake, pra mbështetjen qytetare. Me fitoren tone më 19 nëntor, do të fitojnë të gjithë”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme