Haziri flet për gjendjen e të infektuarve dhe të shëruarave nga Coronavirusi në Gjilan

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se ka marrë njoftim nga  Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, se një qytetarë nga ky qytet është i infektuar me Coronavirus.

“Një bashkëqytetar i yni, i lindur më 1964, ka rezultuar pozitiv në testim me #Covid19. Qendra Operative dhe Komitetit Emergjent i Gjilanit po e hulumtojnë historikun e takimeve në mënyrë specifike, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se tre të prekur nga Gjilani janë shëruar plotësisht dhe 14 të tjerë janë pa simptoma dhe probleme shëndetësore, prej të cilëve dy po trajtohen në Klinikën Infektive në Prishtinë.

“Po pritet edhe testi i tretë për ta. Ju lutem, mos u shqetësoni, por vetëpërmbahuni nga takimet. Këto janë dy javët vendimtare të luftës me të panjohurën. #ruajeveten #ruaniprindërit #ruanigjyshërit #ruanifëmijët #ruajefamiljen #ruajelagjen #ruajeqyteti”, ka shkruar ai.

Të ngjashme