Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për postin e Kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kryer obligimin e tij qytetar.
Ai ka hedhur votën e tij në një qendër votimi në Gjilan, ndërsa dhe ka ftuar të gjithë banorët e kësaj komune të kryejnë obligimin e tyre qytetar.
“Uroj që gjilanasit të dalin dhe ta shprehin vullnetin e tyre qytetar në zgjedhjet e balotazhit. Sot pritet rikonfirmimi i 22 tetorit. Është një ditë e mirë dhe një e diele e bardhë për gjilanasit kudo që janë. Apeloj që të dalin në mënyrë masive sepse ata sot japin kontratën për udhëheqësin e Komunës për katër vitet e ardhshme. Duke u mbështetur në këtë legjitimitet, unë besoj shumë që gjilanasit sërish do të flasin fort dhe qartë”, ka thënë Lutfi Haziri.