Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mbajtur një tubim masiv në Gjilan.
Para të pranishmëve, nënkryetari i këtij subjekti njëherësh kandidati për deputet, Lutfi Haziri, u shpreh goxha kritik me qeverisje e Lëvizjes Vetëvendosje.
Haziri foli rreth këtij tubimi, ku ndër të tjera deklaroi se ky është tubim i madh, të cilin edhe pse tentuan ta ndalin nga VV-ja, nuk arritën.
“Ata prej qaty një pllamë vend, një pllamë njerëz. Kryetar ia kemi rralu njerëzit, kemi me ia rrallu votat. Gjilani është kryengrit, manifestimi politik të cilin nuk e ndalë askush”, u shpreh Haziri.