Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 800 mijë euro për asfaltimin e rrugëve të tri fshatarëve
Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë fshatrat Çelik, Pidiq, Bresalc, Llashticë, Zhegër, Velekincë dhe Selishtë
“Në kuadër të kësaj shume që e investon Komuna e Gjilanit parashihet investimi i rrugëve kryesore, ndërsa në fshatrat e mëdha si në Zhegër dhe Bresalc do të ndërtohen dhjetë rrugë lokale të brendshme, duke përfshirë edhe rrugët në lagjen e “Makiqëve” në Bresalc.”, ka shkruar Haziri në Facebook.