Haziri: Kemi një lloj kokëfortësie në vazhdimësi, do të jetë verë e nxehtë politike

Prishtinë | 21 Kor 2025 | 12:00 | Nga Gzim Mujaj

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mospërdorimin e të drejtës si partia e parë për të formuar institucionet, duke thënë se një sjellje e tillë po reflektohet edhe në mungesën e angazhimit të deputetëve të saj për të marrë ulëset në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Po shihet që kur nuk shfrytëzohet e drejta e partisë së parë për të formuar institucion, nuk shfrytëzohet e drejta as m’i marr banka e parlamentit nga deputetët e tyre. Kemi një lloj kokëfortësie në vazhdimësi politike për të arritur qëllime politike të tjera. Kjo lë të kuptohte që do të jetë verë e nxehtë politike”, tha Haziri.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e deputetit të VV-së, Agim Bahtiri, i cili kishte lënë të hapur mundësinë e një koalicioni mes PDK-së dhe LDK-së për formimin e institucioneve. Haziri e quajti këtë vlerësim si të pavend dhe politikisht të pakuptimtë.

“Besoj që nuk i shkon atij ky lloj vlerësimi, as për shtati, as për fytyrë. Nuk është vlerësim, është bllof politik,” tha ai.

Të ngjashme