Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas deklaratave të zëdhënësit të Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziut për Ekonomia Online, ku tha se marrëveshja e Uashingtonit nuk ka vlerë juridike.
Haziri përmes një reagimi sot në facebook ka thënë se marrëveshjet me SHBA-të mbeten të shenjta.
“Shtëpia e Bardhë, mbetet e bardhë, as e kuqe e as e gjelbërt. Marrëveshjet me SHBA-të mbeten të shenjta” shkruan Haziri në facebook