Haziri: Masat që kemi ndërmarrë dhanë efektin – në tri ditët e fundit asnjë rast me koronavirus

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se në tre ditët e fundit në këtë komunë nuk ka asnjë rast të ri të konfirmuar me Koronavirus.

“Faleminderit përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, FSK’së dhe AME, për vlerësimin e lartë për Gjilanin, për ngritjen e nivelit të emergjencave kundër virusit #COVID19”.

“Gjilani në tri ditët e fundit nuk e ka asnjë rast të shënuar me virusin Korona dhe jam i lumtur që masat që i kemi ndërmarrë, e dhanë efektin”, ka thënë Haziri.

Të ngjashme