Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim kryetaren e organizatës së studentëve USPE në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, Ardianë Halimi.
Në takim, Halimi e ka njoftuar kryetarin Haziri lidhur me organizimin e shkollës verore në kampusin e shkollave të mesme me temën e projektit për diplomaci dhe lidership dhe për procesin e themelimit të Grupit të Studentëve Aktiv, duke kërkuar mbështetjen e tij në këto projekte.
Kryetari Haziri e ka uruar Halimin për zgjedhjen në krye të USPE, ndërkaq është zotuar për mbështetje të këtyre projekteve me të gjitha kapacitetet komunale.