Haziri: Nuk ka pakënaqësi e as zhvillime të jashtëzakonshme brenda LDK’së, e vlerësoj deklaratën e Hotit

Prishtinë | 19 Mar 2025 | 22:34 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 në lidhje me zhvillimet e fundit mrenda në LDK ka thënë se ai e vlerëson deklarimin e Avdullah Hotit të bërë disa ditë më parë për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare.

“Ajo që z.Hoti e ka nxjerrë përmes një deklarimi në këto dy ditët e fundit është qështje që unë e vlerësojë si të tillë por angazhimi në këtë fazë të vlerësimit është brenda strukturës, është vetëm brenda strukturës dhe ka qenë qëndrim i përbashkët”, tha Haziri.

Të ngjashme