Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është deklaruar një ditë para mbajtjes së konventës së dhjetë të LDK-së.
Haziri ka ftuar anëtarët e LDK-së të marrin pjesë në konventë.
“19 nëntori i demokratëve e rugovistëve, atyre që lidhën besë e krijuan shpresë për Republikën. Të mblidhemi së bashku për Lidershipin e për Rrugën e Re për të ardhmen”, thotë Haziri.
Ndryshe, të dielën Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbajë kuvendin e dhjetë.
Kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku kundërkandidat për drejtimin e partisë do të ketë Faton Bislimin.