Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas betimit që ka dhënë para Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ka pritur në takim organet e rendit dhe të sigurisë, respektivisht udhëheqësit e Policisë së Kosovës, Prokurorisë së shtetit, Gjykatës, deputet të Kuvendit të Kosovës, të cilët e kanë uruar për mandatin e ardhshëm katërvjeçar dhe njëkohësisht kanë konfirmuar bashkëpunim të plotë gjatë të ardhmes.
Kryetari Lutfi Haziri ka thënë pas takimit se koordinimi me organet e drejtësisë dhe të sigusirë është i domosdoshëm gjithmonë për një jetë më të mirë për qytetarët e Gjilanit.
Ai ka pohuar se ky takim konfirmon gatishmërinë që kanë këta udhëheqës të institucioneve dhe përfaqësues të qytetarëve në instancat më të larta, për të vazhduar me nivelin e lartë të sigurisë për qytetarët e Gjilanit.
Gjithashtu sipas Hazirit, kjo mbështetje dhe ky bashkëpunim i ofruar nga institucionet në nivelin lokal është mesazh që të vazhdoj me punë edhe më intensive në krijimin e kushteve më të mira në të gjitha fushat për Komunën e Gjilanit dhe të gjithë qytetarët.