Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës pas arritjes së marrëveshjes për koalicion qeverisës, u prononcuan se çështja e postit të presidentit mbetet të shihet në 2021-tën.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në ‘’Info Magazine’’, deklaroi se kjo çështje mbetet në mirëbesim mes dy liderëve. Haziri mohoi se do të jetë kandidat për president teksa tha se Isa Mustafa do të jetë kandidat për president.
‘’Është çështje e dy liderëve, në mirëbesim, Çdo lloj marrëveshje që e arrijnë do ta mbështesim pa hezitim. Parimisht jemi pajtu që nesër me u mbajt zgjedhjet Isa Mustafa është kandidat për president, të tjerët le të shohin ëndrra se nuk do të jenë kandidatë’’, përfundon Haziri.