Mikpritje të jashtëzakonshme ka gjetur në Gjilan kryeministri në detyrë dhe kandidati edhe për një mandat qeverisës, Abdullah Hoti.
Kryetari i Degës së kësaj komune, njwherwsh kryetar i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka thënë se tubimi i sotëm tregon se populli e do stabilitetin, zhvillimin e qetësinë politike në Kosovë.
Haziri tha se kjo kala që quhet Republikë e Kosovës është larë me gjak, e jo me shamia e me këngë partizane.
“Mirëseardhje kryeministrit të tanishëm dhe të ardhshëm, mikut tim Avdullah Hoti. Po punojmë natë e ditë për t’ia vazhduar kontratën edhe për katër vitet e ardhshme, për stabilitet, për punë të jashtëzakonshme, për paqe sociale, për shtetin, për Republikën tonë e Republikën të 2 Korrikut. Ta bëjmë të dielën ditë të paqes dhe dashnisë për popullin e Kosovës. LDK është e madhe. Ky tubim tregon se populli e do stabilitetin, zhvillimin e qetësinë politike në Kosovë”, ka thënë Haziri.
Ai tha se problemi i vadave, i autostradës, rrugëve të fshatrave e në zonën urbane, ujërat e bardha etj., tashmë janë zgjidhur.
Mirënjohje e falënderim për këtë përkrahje kanë shprehur edhe kandidatët për deputetë nga LDK e Gjilanit, të cilët thanë se do të jenë zëri i fuqishëm i projekteve të Gjilanit në Kuvendin e Republikën.