Para pak çastësh ka ndodhur një shpërthim i disa mjeteve piroteknike të cilat janë hedhë në njërin prej autobusëve të linjës 4 të trafikut urban.
Rasti ka ndodhur në Kodrën e Diellit, gjegjësisht në rrugën “Enver Maloku”.
Një qytetare që ka qenë brenda autobusit ka thënë për Insajderin se rasti ka ndodhur shumë shpejt.
“Pasi autobusi u ndal në stacion, u hap dera për të zbritur qytetarët, ka dalë një djalë i rri, rreth 15 vjeçar dhe i ka hedhë 2-3 copa mjete piroteknike (petarda), të cilat kanë shpërthy. Ka qenë panik i madh”, ka thënë një qytetare për Insajderin.
Tash ëpr tash autobusi i linjës 4 është ndalur aty dhe po e pret të vijnë policia.