Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi se marina iraniane “pushon në fund të Gjirit Persik” dhe se ishte “joefektive, e shkatërruar, e asgjësuar… zgjidhni mbiemrin që dëshironi, ajo nuk ekziston më”.
Ai tha se të martën, një nëndetëse amerikane në Oqeanin Indian fundosi një anije luftarake iraniane që mendonte se ishte e sigurt në ujërat ndërkombëtare.
“Në vend të kësaj, ajo u fundos nga një silur – një vdekje e heshtur – fundosja e parë e një anijeje armike nga një silur që nga Lufta e Dytë Botërore. Ashtu si në atë luftë, kur ne ende quheshim Departamenti i Luftës, po luftojmë për të fituar”.
Hegseth gjithashtu tha se ushtria amerikane fundosni ‘anijen e çmuar’ iraniane, ‘Soleimani’ – e emëruar sipas gjeneralit të mëparshëm iranian Qasem Soleimani, i cili u vra nga forcat amerikane gjatë mandatit të parë të Presidentit Donald Trump.