Supermodelja gjermane Heidi Klum po e shijon tej mase lidhjen me të dashurin e saj, kitaristin e bendit ‘Tokio Hotel’, Tom Kaulitz.
Heidi madje dashurinë nuk ia fsheh muzikantit në asnjë moment. Ajo së fundmi në llogarinë Instagram ka postuar një fotografi teksa shfaqen të dy të zhveshur dhe të shtrirë e ku shkruan: Buzëqeshja jote është e parezistueshme.
Ndryshe Tom është 16 vjet më i ri se modelja e famshme.