Ish-burri i Heidi Klum “fiksohet” pas Albana Osmanit (Foto)

Prishtinë | 31 Maj 2017 | 18:43 | Nga

Prezantuesja e njohur Albana Osmani di të magjepsë me bukurinë e saj.

Javën e kaluar ajo ishte në Kanë, ku mori pjesë në 70 vjetorin e Festivalit të njohur të Kanës.

Ajo atje është takuar me shumë personazhe të njohur, një ndër ta edhe këngëtarin e njohur Seal, ish-bashkëshortin e modeles Heidi Klum.

Seal mesa duket ka pëlqyer Albana Osmanin dhe ka vendosur ta ndjek atë në rrjetin social Instagram.

Vlen të theksohet se ish-bashkëshorti i Klum ndjek më pak se 100 veta në Instagram, dhe tani Albana është njëra ndër to.

Duket se takimi me të, i ka lënë një mbresë të veçantë këngëtarit të njohur botëror.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme