Heldt-thirrje partive: Bëhuni bashkë, mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në dëm të Kosovës

Prishtinë | 10 Kor 2020 | 10:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka kërkuar nga partitë politike kosovare që të bëhen bashkë dhe të punojnë në të mirë e qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Heldt nga IKShPK-ja kur edhe ka dhuruar RT-PCR teste për diagnozë laboratorike të Coronavirusit, shtoi se është e pakuptueshme se si partitë politike të përfaqësuara në Kuvend nuk kanë votuar pro marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Politikanët duhet të punojnë së bashku, e pamë dje sa është e rëndësishme është të jemi të një zëri. Mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare e dëmton Kosovë”.

“Nuk e kuptoj pse Kuvendi dhe të gjitha partitë nuk bëhen së bashkë, në gjithë botën janë bashkuar të gjithë. Partitë politike të bëhen së bashku jo për veten, por për popullin e Kosovës”.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/shendetesi/gjermania-i-dhuron-kosoves-6-000-teste-per-coronavirus/

Të ngjashme