Helmohen 19 nxënës në Shkodër

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

19 nxënës të një shkolle në Postribë të Shkodrës janë helmuar.

Ata u dërguan menjëherë në spital shkruan “Balkanweb”. Sipas mjekëve, nxënësit u paraqitën me shenja të vjellash dhe marrje mendsh.

Prindërit e fëmijëve dyshojnë se ata janë helmuar nga uji dhe ushqimi i një fast food-i pranë shkollës.

Mjekët sqarojnë se 15 prej fëmijëve janë larguar për në shtëpi pasi morën mjekimin e nevojshëm, ndërsa katër të tjerët mbahen nën mbikëqyrje.

Ndërkohë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektorati Shëndetësor Shtetëror, kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

Të ngjashme