Shqipëria do të luajë sonte kundër Maqedonisë, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.
Ende nuk është zbuluar formacioni zyrtar, por pritej që një nga titullarët të ishte Eros Grezda. Ky i fundit bëri një paraqitje relativisht të mirë në ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit, ndaj kishte gjasë që Panucci t’i besonte sërish. Por, nuk do të ndodhë kështu.
Është mësuar se Grezda ka pasur mbrëmë probleme shëndetësore si shkak i një helmimi. Ai është mbajtur nën vëzhgim të mjekëve ku ka marrë injeksione dhe serume.
Bëhet e ditur se 22-vjeçari nuk do të mund të jetë sonte i pranishëm në fushën e blertë.