Hendboll, fitore të favoritëve

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 09:38 | Nga

Fitore të thella kanë shënuar katër ekipet favorite, në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje janë zhvilluar të shtunën.

Besa Famgas, Kastrioti dhe Drita kanë regjistruar fitoret e dyta këtë edicion dhe i prijnë tabelës me nga katër pikë të mbledhura, shkruan sot “Koha Ditore”.

Besa Famgas triumfoi ndaj Drenicës (33:18), Kastrioti mposhti bindshëm Trepçën (41:20), derisa Drita e fitoi derbin lokal ndaj Zhegrës me shifrat 46:28. Fitore këtë xhiro regjistroi edhe Prishtina që triumfoi ndaj Samadrexhës (38:20), ndërsa dueli mes Vushtrrisë dhe Vëllaznimit është mbyllur pa fitues (27:27).

Ndërkohë në konkurrencën e femrave është zhvilluar xhiroja e parë. Të dielën janë luajtur dy takime: Istogu – Jusuf Gërvalla (48:27) dhe Vjosa – Vushtrria (9:40). Të shtunën Shqiponja ka triumfuar ndaj Dritës (43:18), derisa Samadrexha është mposhtur në shtëpi nga Kastrioti (28:20). Ndeshja mes Vëllaznimit dhe Prishtinës do të luhet të enjten.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme