Dy ndeshje për gjyqtarët e hendbollit Bytyqi e Kasapi në Zagreb

Prishtinë | 15 Shk 2021 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Gjyqtarët gjakovarë të hendbollit, Ilir Bytyqi e Syart Kasapi, kanë drejtuar dy ndeshje evropiane këtë fundjavë në Zagreb të Kroacisë.

Ata ishin të deleguar nga EHF-ja për ndeshjet çerekfinale të Kupës Evropiane në konkurrencë të femrave në mes të Lokomotiva Zagrebit dhe Slavia Praha të Çekisë.

Ndeshjen e parë e fitoi skuadra kroate me rezultat 30-25.

Lokomotivës i takoi edhe ndeshja e dytë, 31-27 dhe kështu kaloi në gjysmëfinale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme