Përfaqësuesja e Kosovës U16 në hendboll e ka humbur edhe ndeshjen e tretë në kuadër të Kampionatit Mesdhetar që po mbahet në Podgoricë.
Kësaj herë “Dardanët” u mposhtën 20:8 nga Spanja, pas dy disfatave të tjera që pësuan ndaj Malit të Zi dhe Rumanisë.
Falë këtyre tri humbjeve, Kosova gjendet në pozitën e fundit të grupit A, aty ku prin Mali i Zi, e pasuar nga Rumania dhe Spanja në pozitat 2 dhe 3, shkruan lajmi.net.
Tani hendbollistët kosovare do të luajnë vetëm për plasman përfundimtar.