Hendbollistët e Kosovës sot përballen me Rumaninë në Bukuresht në ndeshjen e vlefshme për fazën e dytë kualifikuese të Evropianit 2022.
Ndeshja në Prishtinë më 10 mars përfundoi baras, 23:23. Rumania është kampione e shumëfishtë e botës dhe fituese e medaljeve olimpike.
“Udhëtimi ka qenë shumë i mirë. Jemi bashkuar edhe më shumë si ekip. Atmosfera është shumë e mirë, ndërsa ka ndikuar shumë barazimi në shtëpi. Nëse luajmë si në pjesën e dytë, të gjithë të bashkuar, portierët, bekat, pivotat, alot e qendrat, kemi gjasa shumë të mira për ta befasuar Rumaninë”, ka theksuar kapiteni i Kosovës, Valon Dedaj.
Ndeshja luhet me fillim në ora 17:00.
Kosova zë vendin e fundit në Grupin 8 me një pikë. Grupin e kryeson Suedia me gjashtë pikë.