Ish-bashkëlojtari i Messit, Thierry Henry thotë se Paris Saint-Germain duhet të përfitojë më shumë nga ish-ylli i Barcelonës.
Argjentiasi ende është në fazën e adaptimit në Ligue 1, teksa nuk e ka gjetur ende rrugën e golit aty në katër paraqitje deri tash. Madje, ka kritikë të shumtë për ndikimin e Messit te PSG.
“Messi është i izoluar, nuk po e ka topin në pronësi. S’do të thoja që është i pikëlluar, por ai është i izoluar. E preferoj më shumë në mes”, tha francezi.
Ish-sulmuesi i Arsenalit vazhdoi ta vë në pikëpyetje pozicionimin e Messit nën trajnerin Mauricio Pochettino.
“Nuk mendoj se mund të bëjë ndryshim duke luajtur në të djathtë, por unë nuk kam detajet e sakta nga këndvështrimi taktik. Qartësisht kur ti qëndron lart nuk mund të kesh impakt. Rrjedhimisht do të ketë më pak topa në drejtim të tij”, u shpreh Henry.