Thierry Henry emërohet ndihmëstrajner i Belgjikës

Prishtinë | 26 Gus 2016 | 13:09 | Nga

Ish-sulmuesi i Francës, Thierry Henry, është emëruar asistent i trajnerit të Belgjikës, Roberto Martinez.

Këtë lajm e konfirmuar Federata e Futbollit e Belgjikës para disa minutash dhe lajmi menjëherë është bërë kryetemë e medieve botërore.

Ai iu bashkua stafit teknik të udhëhequr nga Roberto Martinez, i cili e zëvendësoi Marc Wilmots në fillim të gushtit.

“Thierry është figurë e rëndësishme”, deklaroi ish menaxheri i Evertonit, Martinez.

“Ai do të sjellë diçka më ndryshe. Ai ka pranuar menjëherë që të jetë pjesë e jona”, shtoi ai.

Henry, 39-vjeç, do të punojë së bashku me Graeme Jones, i cili ishte me Martinezin në Swansea, Wigan dhe Everton.

Henry në të kaluarën ishte pjesë e Arsnealit, Barcelonës , Juventusit dhe Monacos.

19-120

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme