Sektori i hetimeve të stacionit policor në Prizren, ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar me inicialet P.B i cili ka postuar në rrjetet sociale një incizim ku shihet një person duke heq flamurin turk nga një shtyllë ku ishte i vendosur në kuadër të shënimit të përvjetorit të Pavarësisë.
“Një i dyshuar e heq flamurin turk kurse dëgjohet një zë duke e përkrahur veprimin. Pasi që postimi është bërë nga i dyshuari në rrjetet sociale i njëjti është sjell në stacion dhe nga ai është marrë një deklaratë ku ai e mohon që ta ketë hequr flamurin kurse e pranon postimin e bërë me telefonin e tij”.
“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Shtetit dhe në konsultim me te i dyshuari P.B ndalet në ndalim policor për 48 orë”, bën të ditur policia.