Polici i vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku që është shpallur hero nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar edhe në Tetovë.
Në sheshin e këtij qyteti është vendosur fotografia e heroit Bunjaku, si dhe janë ndezur qirinj.
Afrim Bunjaku u vra të dielën pas një sulmi terrorist.
Qeveria e Kosovës e bashkësia ndërkombëtare e kanë dënuar sulmin që ka ndodhur ndaj Policisë së Kosovës.