Eneo Bitri hero i skuadrës së Astana, që ka eliminuar grekët e Aris Selanik në minutën e 121-të.
Qendërmbrojtësi shënoi me kokë pas një krosi dhe shtangu grekët, pasi me rezultatin 2-1 pas humbjes 0-2 në duelin e parë e panë veten jashtë Conference League.
Bitri shënon golin e parë me Astanën dhe me një vlerë 300 mijë euro. Rivali tjetër për ekipin e mbrojtësit është Kops.