Herolind Nishevci është në rrugë të mbarë për të fituar medalje të bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë, që po mbahet në Poreç të Kroacisë.
Karateisti kosovar i shënoi tri fitore në kategorinë +84 kilogramë.
Në raundin e parë ai mundi sllovakun, Tomas Kosa, ndërsa në të dytin Ahamd Abu Basal të Izraelit, përcjell Gazeta Express.
Në çerekfinale humbi luftën të cilën ishte duke e fituar nga serbi Slobodan Bitevac.
Në repesazh, Herolindi fitoi ndaj boshnjakut Rijad Dzuho.
Nishevci do ta kërkojë medaljen e bronztë në luftën që zhvillohet të dielën.
Në të njëjtën ditë, për medaljen e bronztë lufton edhe Fortesa Orana (+68 kg).