Ka qenë temë goxha e diskutueshme ditën e djeshme.
Deklaratat e pamatura të këshilltarit politik të kryeministrit Albin Kurti, kanë shkaktuar polemika të shumta në opinionin publik.
Fjalët e Shkëlzen Gashit kundër UÇK-së, dhënë në T7, kanë bërë bujë edhe në mediet serbe.
Kanë qenë të shumtë ata që kanë reaguar, teksa së fundi këtë e ka bërë edhe ylli i kombëtares së Kosovës në futboll, Herolind Shala.
Përmes një storie në faqen e tij zyrtare të rrjetit social “Instagram”, Shala ka shkruar se UÇK-ja mbetet krenaria e vendit tonë.
Më poshtë postimi i plotë: