Në Çeki kujtojnë kur futbollisti i Kosovës refuzoi Genoan dhe Empolin

Prishtinë | 28 Dhj 2020 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Ka kaluar kohë e gjatë kur Herolind Shala luajti për Sparta Pragën. Por në Çeki kujtojnë kohën kur Shala pranoi ofertën e Spartës para asaj belge, Standar Liege dhe italiane, Genoa dhe Empoli, shkruan portali “sportyzive”.

Mesfushori i Kosovës te Sparta Praga u transferua në janar të vitit 2015 nga Oddi Norvegjisë, ndërsa për skuadrën çeke luajti vetëm katër ndeshje. Shalës edhe pak ditë i kanë mbetur kontratë me skuadrën norvegjeze Valerenga, derisa ka pohuar se dëshiron të transferohet në ndonjë skuadër tjetër. Kampionatin në Norvegji e mbylli me 27 ndeshje, dy gola e katër asistime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme