Herolind Shala: UÇK-ja është e pastër dhe mbetet krenaria e vendit tonë

Prishtinë | 25 Pri 2020 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Ka qenë temë goxha e diskutueshme ditën e djeshme.

Deklaratat e pamatura të këshilltarit politik të kryeministrit Albin Kurti, kanë shkaktuar polemika të shumta në opinionin publik.

Fjalët e Shkëlzen Gashit kundër UÇK-së, dhënë në T7, kanë bërë bujë edhe në mediet serbe.

Kanë qenë të shumtë ata që kanë reaguar, teksa së fundi këtë e ka bërë edhe ylli i kombëtares së Kosovës në futboll, Herolind Shala.

Përmes një storie në faqen e tij zyrtare të rrjetit social “Instagram”, Shala ka shkruar se UÇK-ja mbetet krenaria e vendit tonë.

Më poshtë postimi i plotë:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme