Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron sot për një vizitë në qytetin e Mitrovicës.
Në pamjet e publikuara nga mediat, Osmani atje është takuar edhe me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Pecin.
Ky takim i Osmanit me Pecin vjen pas një përudhe përplasjesh që Osmani ka pasur me Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje për çështjen e moskandidimit për presidente, tema këto për të cilat Peci s’ka folur fare, shkruan gazeta express.
Peci aktualisht është bashkëkryetar në partinë GUXO bashkë me Donika Gërvallën. Të dy kanë trashëguar partinë e themeluar nga Osmani.