Hetem Ramadani: Coronavirusi nuk e shkakton vdekjen, vetëm e përshpejton

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 21:27 | Nga Ekonomia Online

Medituesi dhe studiuesi i fizikës kuantike e mjekësisë alternative, Hetem Ramadani, beson se virusi Covid 19 nuk është shkaktar i vdekjes.

Ai në Rubikon, tha se problemi më i madh është kequshqyerja e cila shkakton sëmundje, të cilat më pas e bëjnë virusin vdekjeprurës.

“Pandemia kryesore është tek kequshqyerja, dhe ky virus nëse gjen një trup të dobësuar, të çon deri tek vdekja, pra katalizon procesin e vdekjes, por nuk është shkaktar i saj.  Deri sot kur po flasim, vetëm 0, 6 përqind e njerëzve të infektuar kanë pësuar, zhurma, emocionet, kanë qenë mjeti kryesor për të na frikësuar, për të arritur që ndoshta as unë nuk mund ta them se çka ka krejt mbrapa, por vetë fakti që përmendet vaksina, për mua është përgatitje që të na frikësojnë që të gjithë të marrim vaksina. Edhe para dy vitesh kam thënë për Bill Gatës që është më mirë që ai të jap 10 miliard dollarë në Afrikë për ushqim të shëndetshëm dhe për të punësuar njerëz, jo për vaksina që rrisin autizmin dhe kancerin në botë.”

Ramadani tutje shtoi se vaksinat po rrisin dukshëm numrin e fëmijëve me autizëm në botë dhe se prapa kësaj qëndrojnë farmacitë të cilat po i nxisin njerëzit që të marrin vaksina me qëllim të përfitimit.

“Bazuar në studime shkencore, një përqind e njerëzve në botë, pra 78 milion njerëz kanë fëmijë me autizëm. Në vitin 1975, në 5 mijë fëmijë amerikanë ka qenë një autist, tani ka arritur në 33.

“Unë jam kimist, unë e di çka ka në përmbajtje vaksina, vaksinat që janë përdorur deri tani kanë qenë më zhivë, nikel, glukosfat, me këto që tani vrasin pesticide, parazit në tokë dhe këtu ka përmbajtje të vaksinës. Problemi tjetër i vaksinës është që virusi për të cilin i kemi marrë vaksinat nuk ekziston më. Ky virus para një muaji ka pasur 290 modifikime, del një vaksinë sot dhe kur e marrim pas një viti, virusi modifikohet, është gjenetik, që kanë pjesë në gjene, që këto gjene kanë ardhur nga toka, nga ajri. Ne duke keqpërdorur sistemin që quhet tokë, ajër dhe ujë dhe trup, atëherë virusi është shqetësuar, ato materialet gjenetike të tokës ose ajrit dhe na kanë sulmuar”.

“Mjekët janë ndër vrasësit më të mëdhenj në botë, për shkak të gabimeve dhe për shkak të mosdijes dhe interesave që janë agjentë të farmacisë”.

“Para disa vitesh patën propozuar në Amerikë që edhe fëmijëve duhet tu japim statinë, sikur vaksinë, dhe statina shkakton diabet. Këtë e bëjnë farmacitë, kanë arritur që prej një frike të bëjnë trilionë dollarë për biznes, atëherë sot farmacia financon 70 përqind të universiteteve të mjekësisë, domethënë ka interes.” tha Ramadani.

Të ngjashme