Hetemaj me Beneventon e befasoi Fiorentinën

Prishtinë | 22 Nën 2020 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Përparim Hetemaj ke Beneventon ka shënuar një fitore be3fasuese sot në udhëtim ndaj Fiorentinës në Serie A.

Benevento triumfoi 1:0 fal golit të Riccardo Improtas të realizuar në minutën e 52-të. Hetemaj ishte titullar dhe luajti tërë ndeshjen. Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 74-të. Ndeshja i takoi xhiros së tetë të Series A të Italisë.

Benevento pas tetë xhirove ka nëntë pikë dhe zë vendin e 13-të, Fiorentina është e 14-ta me tetë pikë.

Të ngjashme