Hetimi për Kavanaugh: FBI nuk ka kontaktuar me Ford

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Ekipi i FBI-së që është duke hetuar pretendimet për sjellje të këqija seksuale ndaj Brett Kavanaugh ende nuk kanë intervistuar akuzuesen kryesore, kanë bërë të ditur avokatët e saj.

Në një letër drejtuar FBI-së, avokatët e profesoreshës Christine Blasey Ford kanë thënë se është e pamundur që të zhvillohet një hetim i hollësishëm pa e intervistuar këtë të fundit.

Tutje është thënë se agjencioni nuk është përgjigjur në ofertën për intervistë, si dhe nuk ka kthyer përgjigje për e-mail ku janë identifikuar dëshmitarë dhe prova që do të mund të ndihmonin me hetimin.

Ford ka dëshmuar se Kavanaugh e kishte ngacmuar seksualisht kur ishin adoleshentë.

Kavanaugh ka mohuar kategorikisht këto akuza.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme