Pentagoni ka nisur hetime për ushtruesin e detyrës së Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Patrick Shanahan për supozimet se ka favorizuar kompaninë ku ka punuar më parë, Boeing.
Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Mbrojtjes do të hetojë këtë çështje pas një ankese të bërë nga një grup vëzhgues.
Shanahan është akuzuar se ka lavdëruar shpesh kompaninë Boeing në takime kur është diskutuar për kontrata qeveritare.
Shanahan, që ka mohuar ndonjë keqbërje, ka kaluar 30 vjet duke punuar në kompaninë në fjalë.
Ai ka thënë javën e kaluar gjatë një seance në Komitetin e Senatit për Shërbime të Armatosura se do të mbështeste çdo hetim.
Senatorja demokrate, Elizabeth Warren, anëtare e këtij paneli, ka thënë se ajo ka nxitur thirrjet për hetime.
Ky hetim mund të vendosë një hije në emrin e Shanahan, teksa Shtëpia e Bardhë shqyrton mundësinë e nominimit të tij në pozitën e Sekretarit të Mbrojtjes, pas dorëheqjes së Jim Mattis nga kjo pozitë në muajin dhjetor.
Ndërkohë kompania Boeing aktualisht është nën preson për shkak të rrëzimin të aeroplanit të kësaj kompanie në Etiopi javë më parë.
Si pasojë edhe këtij incidenti dhe një tjetri në Indonezi me aeroplanin e llojit të njëjtë, kompanitë më të mëdha ajrore kanë pezulluar fluturimet me avionin Boeing 737 Max 8.