Hetohet inspektori i Veterinës për deklarim të paautorizuar

Pejë | 26 Jan 2017 | 10:42 | Nga

Drejtori i Inspektoratit të Pejës ka nisur procedurat disiplinore ndaj zyrtarit komunal Arbër Taraku, i cili aktualisht gjendet jashtë vendit.

Taraku, ditë më parë ka postuar në një llogari me logo të Komunës së Pejës një thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes me produktet ushqimore të Serbisë, shkruan sot Koha Ditore.

“Qytetarë të nderuar, duhet të jeni të vetëdijshëm që produktet ushqimore serbe janë të dyshimta, pasi që unë ushtroj këtë profesion prej 10 vjetësh ndiej obligim t’ju informoj se nuk ka kontroll të produkteve ushqimore si duhet, sepse laboratorët tanë nuk kanë kushte për kontroll të rregullt të produkteve”, ishte postimi i tij.

Mirëpo, vetë përmbajtja e tekstit të postimit nuk ka qenë aq nxitëse që të ngrihet fletëparaqitja ndaj tij sa shfrytëzimi i logos zyrtare të Komunës së Pejës që po konsiderohet si keqpërdorim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme