Heu çka pritëm!

Prishtinë | 08 Kor 2023 | 23:16 | Nga Halil Matoshi

Nji grue kosovare – në vend shkëlqimi e gracioziteti, që do të supozohej nga emni Princess e Arbnevet – po i sjell Atdheut të saj zezditën dhe poshtnimin.

Fatkeqësisht ajo âsht vù në krye të diplomacisë së Republikës se re.
Dhe karshi Perëndimit përdor fjalor kinez, tue kenë enveriste recidiviste.

Enveristja sovraniste e Vjosa Osmanit e Albin Kurtit, përdor terminologji të Luftës së Ftohtë (të Mao Zedong) ndaj Perëndimit, sepse, siç thotë nji mik imi, filozof i shkolles prishtinase “lideri i saj âsht Timonieri i Madh”, sëkëndejmi vjen kjo rrëshqitje mentale e saj!

Oj Kosovë oj nânë, çfarë ahti t’ zuni!

P.S.

“Tiger letre” âsht nji frazë kineze zhǐlǎohǔ (kineze e thjeshtuet 纸老虎). Termi i referohet diçkaje ose dikujt që pretendon ose duket se âsht i fuqishëm ose kërcënues, por në të vërtetë âsht i paefektshëm dhe i paaftë me u bâ ballë sfidave.

Shprehja u bâ njohtun ndërkombëtarisht si nji slogan i përdorun nga Mao Ce Duni, ish-kryetari i Partisë Komuniste Kineze dhe udhëheqësi kryesor i Kinës, kundër kundërshtarëve të tij politikë, veçanërisht Shteteve të Bashkueme të Amerikes.

Të ngjashme