Lëvizja Hezbollah dhe aleatët e saj politikë kanë arritur rezultate të konsiderueshme në zgjedhjet parlamentare në Liban. Kjo lëvizje mbështetet nga Irani dhe rezultatet në këto zgjedhje shihen si ilustrim për ndikimin e rritur të Teheranit në rajon.
Lideri i Hezvollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve të 7 majit janë “një fitore shumë e madhe politike, parlamentare dhe morale për zgjedhjen për rezistencë”.
Numri i pjesëtarëve të Hezbollahut në Parlament është i njëjtë, por kandidatët e këtij grupi, apo që mbështetën nga ai, kanë arritur të fitojnë në qytete të mëdha.
Hezbollahu dhe aleatët kanë arritur të fitojnë pak më shumë se gjysmën – ose 65 nga 128 ulëset në Parlament – është bërë e ditur pas publikimit të rezultateve përfundimtare. Vetëm në një qark nuk janë numëruar votat, prandaj, zyra për media e Hezbollahut pretendon se në total kanë fituar 71 mandate të deputetëve.