Kompania HIB Petrol ka reaguar pas raportimeve se Dogana e Kosovës ka zhvilluar aksion nën dyshimet për aktivitet në kundërshtim me ligjin.
Kjo kompani ka thënë se “është njoftuar në lidhje me dyshimet dhe hetimin e një skeme të keqpërdorimit të emrit dhe të autorizimeve, dhe e cila skemë mund të përfshijë një punonjës të HIB Petrol ShPK që ka vepruar individualisht dhe për interesa personale.“
Hib Petrol ka njoftuar se ka ofruar tërë mbështetjen dhe dokumentacionin të cilin e ka pasur në dispozicion si dhe bashkëpunimin e plotë me qëllim të zbardhjes së plotë të ngjarjes.
DEKLARATË PËR MEDIA:
Sot me datë 18 Mars 2022 HIB Petrol shpk është njoftuar në lidhje me dyshimet dhe hetimin e një skeme të keqpërdorimit të emrit dhe të autorizimeve, dhe e cila skemë mund të përfshijë një punonjës të HIB Petrol ShPK që ka vepruar individualisht dhe për interesa personale.
Në këtë drejtim, HIB Petrol ShPK që ka cilësinë e palës së dëmtuar, është në bashkëpunim të plotë me organet shtetërore duke tentuar që të bëjë sqarimin e plotë të ngjarjeve dhe të personave përgjegjës.
Në këtë drejtim, HIB Petrol ShPK ka ofruar tërë mbështetjen dhe dokumentacionin të cilin e ka pasur në dispozicion si dhe bashkëpunimin e plotë me qëllim të zbardhjes së plotë të ngjarjes.
HIB Petrol ShPK do të përdorë tërë mjetet ligjore për të adresuar dëmet të cilat i janë shkaktuar në lidhje me keqpërdorimet e mundshme.